Çmimet e larta të produkteve bazike për festën e natës së ndërrimit të viteve ka bërë që në tregun e frutaperimeve në Bulqizë të ulet fuqia blerëse.
Megjithëse tregu është i tejmbushur me mallra, blerjet janë me pakicë. Tregtarët shprehen se ky fundvit është totalisht ndryshe nga vitet e mëparshme sa i përket shitjeve.
Nga ana tjetër janë blerësit të cilët ankohen për çmime të larta por edhe mungesë të financave në prag të festës së ndërrimit të viteve.
Sipas qytetarëve, këto çmime janë të papërballueshme dhe e diskutojnë mbushjen e tryezës së natës së ndërrimit të viteve.
Edhe vetë tregtarët po e vërejnë mungesën e shitjes pasi shumë qytetar futen ose për të vëzhguar ose blejnë fare pak produkte. /btvnews.al