E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Në Janar nisin punën dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2”, Peleshi tregon objektivat e vitit 2023

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një bashkëbisedim online me të gjithë përfaqësuesit e Shqipërisë në misione jashtë vendit.

Ministri foli edhe për objektivat që Ministria e Mbrojtjes ka për vitin 2023. Teksa tha se nga janari i vitit 2023 do nisin punën dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”.

Ne në FA kemi shtuar disa domeine të reja. S’kemi pasur domeinin e hapësirës por sot kemi një shërbim ende modest por të rëndësishëm. Shërbimin satelitor përmes dy satelitëve “Albania 1” e “Albania 2″ që nga janari i vitit që vjen do nisin të na furnizojnë me informacione imazherie shumë të rëndësishme për emergjencat civile e rikonjicione”, tha Peleshi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit