E martë, 26 Nëntor, 2024

Ngjarje e rëndë në Itali, 20-vjeçari shqiptar mbytet me çarçafë në qelinë e burgut

Një 20-vjeçar më origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në një burg në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se 20-vjeçari Aldo Latifaj, ka mbytur veten me çarçafë.

Ai ishte i mbyllur në një qeli në burgun e Torre del Gallo, dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zyrtarëve të burgut dhe mjekëve nuk mundi të mbijetonte dot.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20:00 në burgun Torre del Gallo. Sipas detajeve të mediave vendase, i riu u dërgua i gjallë në urgjencë, por aty vdiq edhe pse mjekët po bënin gjithçka për ta mbajtur në jetë.

Oficerët e policisë së burgjeve kanë hapur një hetim dhe i kanë dërguar një raport fillestar Prokurorisë Publike në Pavia, ndërsa është urdhëruar një autopsi e cila do të zbardhë shkaqet e vdekjes.

I riu i ndaluar për krime kundër pronës ka mbetur vetëm mbrëmjen e së mërkurë pasi dy të dënuarit e tjerë ndodheshin në qeli të tjera pasi kishin përdorur lejen sociale. 20-vjeçari nuk ka hasur asnjë pengesë në kryerjen e aktit, ndërsa ka përdorur një çarçaf të cili e ka kaluar rreth qafës duke e shtrënguar në mënyrë që të bllokonte rrugët e frymëmarrjes.

Kjo ngjarje shënoi vetëvrasjen e gjashtë brenda vitit të fundit në këtë institucion të vuajtjes së dënimit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit