E premte, 29 Nëntor, 2024

Pakoja e ndihmës financiare, Rama: Të gjithë personat me aftësi të kufizuar do të marrin nga 8 mijë Lekë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se nga pakoja e madhe e ndihmës për shtresat në nevojë do të përfitojnë dhe personat me aftësi të kufizuar.

Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se të gjithë ata që janë me aftësi të kufizuar do të marrin 8000 Lekë të rinj.

8000Lekë (të reja) për çdo person me aftësi të kufizuar, do të lehtësojnë maksimalisht impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë të kësaj shtrese në muajt e mbetur të dimrit, ku falë edhe subvencionimit masiv të çmimit të energjisë që do të vazhdojë përgjatë vitit 2023, mburoja financiare e qeverisë për familjet shqiptare e bën shumë më të përballueshëm këtë dimër të vështirë ekonomik për mbarë Europën”, shkruan Rama.

Më herët ka njoftuar se nga pakoja e ndihmës për Janarin e vitit 2023 do të përfitojnë dhe pensionistët./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit