E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak ende të mbyllura

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se ende vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe në orë e mëngjesit të së premtes dy pikat kufitare, ajo në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ky institucion njofton se në pikat e tjera kufitare kalimi po bëhet normalisht dhe nuk ka vonesa për udhëtarët që kalojnë aty.

Largimi i bllokadave nisi pas një takimi që mbajti presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me disa përfaqësues të serbëve të Kosovës.

Pas heqjes së barrikadave ka pasur shumë reagime nga aktorët politikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe të gjithë njëzëri kërkojnë që të dialogohet dhe kjo situatë të mos përsëritet më./btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit