Efektivët e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Degën Doganore Bllatë kanë kontribuar në mbledhjen dhe përgatitijen e pakove me ushqime bazë dhe lodra për fëmijë dhe gjatë ditës së sotme u janë gjendur pranë familjeve në nevojë duke Ju uruar për një vit sa më të mbarë e të begatë për ta.
Pakot me ndihma janë shpërndarë në disa familje me qëllim që të ndihen të lumtur e të vlerësuar në prag të vitit të ri.
Familjet e ndihmuara kanë falënderuar dhe vlerësuar punonjësit e Policisë, jo vetëm për ndihmat por për gjithë kontributin e sakrificat e tyre në ndihmë të komunitetit. /btvnews.al