E hënë, 25 Nëntor, 2024

Temperaturat shkojnë deri në 19°C, si parashikohet moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-3m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 4-6m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës nga 1 ballë.

Temperaturat parashikohen që në zonat malore të variojnë nga -2 deri 13°C, në zona e ulëta nga -2 deri në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 6 deri në 19°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit