E premte, 29 Nëntor, 2024

VIDEO/ Festat e fundvitit: Institucionet udhëzohen për marrjen e masave

Festat e fundvitit kanë rikthyer në vendin tonë emigrantët për t’i kaluar ato me familjet e tyre. Ditët e fundit është vënë re një fluks i lartë kryesisht në lëvizjen e automjeteve e për këtë është kërkuar monitorim i vazhdueshëm nga efektivët e policisë rrugore.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se i është kërkuar policisë një vëmendje e veçantë sa i përket trafikut në rrugët e brendshme të qyteteve por edhe të rrugëve nacionale

Po ashtu sipas Shehut, udhëzime kanë marrë edhe të gjitha institucionet shëndetësore që të jenë në gatishmëri të plotë gjatë këtyre ditëve.

Ardhja e emigrantëve për të kaluar festat e fundvitit në vendin tonë, ka bërë që numri i qytetarëve e i automjeteve të jetë i shtuar. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit