Mikela Pupa dhe Ronaldo Sharka në çdo ditë që kalon në shtëpinë e Big Brother Albania po tregojnë se nuk e durojnë dot njëri-tjetrin.
Ata janë përplasur disa herë, por debati i mbrëmshëm mes tyre ka përfunduar me ofendime. Debati nisi pasi Mikela i tha Ronaldos se ai vazhdimisht e ndërpret në bisedat që bën.
Pasi kanë shkëmbyer disa replika, debati agravoi dhe ata kaluan dhe në ofendime dhe nuk u kursye as fjala ‘idiot’.
Mikela: O Ronaldo po më lër ore të flas, se më nxive jetën, kam të drejtën time të flas. Po ma bën për të disatën herë. Ti kur flet unë të dëgjoj deri në fund.
Roanldo: Dëgjoj që viktimizohesh shpesh….
Mikela: Idiot, më lër rehat. Boll se e ke tepruar me mua, seriozisht!/btvnews.al