Nata e ndërrimit të viteve është shumë e shenjtë për shumë vende në botë, të cilat e festojnë sipas traditave të tyre. Në tryezën e natës së ndërrimit të viteve, ka shumëllojshmëri produktesh që shumë prej tyre mendohet që sjellin fat ndaj dhe konsumohen.
Në tradita të ndryshme ka ushqime të ndryshme që sjellin fat, ndaj ne kemi listuar disa prej tyre që nuk duhet të mungojnë në tryezën e sotme.
Konsumoni perime me ngjyrë të gjelbër. Kjo për arsyen e thjeshtë se ato janë të ngjashme me paratë.
Konsumoni 12 kokrra rrush në mesnatën e ndërrimit të viteve. Kjo është një traditë spanjolle dhe portugeze, sipas së cilës, 12 kokrrat e rrushit simbolizojnë 12 muajt e vitit pasardhës.
Konsumoni ushqime në formë unaze në vaktin e mëngjesit, për shembull, petullat e ëmbla apo edhe kekun e pjekur në tavën karakteristike në formë rrethore dhe me hapësirë boshe në mes.
Përplasni një kokërr shegë në dysheme. Në shumë vende në natën e Vitit të Ri vendasit plasin një shegë në derën kryesore të shtëpisë.
Piqni peshk të pa copëtuar. Peshqit konsiderohen fatsjellës për tri arsye. Luspat e tyre ngjasojnë me qindarkat, pra paratë. Ata qëndrojnë në grupe, çka simbolizon unitet në familje. Ata gjithmonë notojnë përpara, çka simbolizon progres.
Konsumoni makarona të gjata pa i thyer. Kjo është një traditë japoneze, sipas të cilës, makaronat e gjata simbolizojnë jetën e gjatë dhe fatin./btvnews.al