E premte, 22 Nëntor, 2024

Emigrantët gjallërojnë vendin, por në Maqellarë nuk ndihet dora e bashkisë

Festa e ndërrimit të viteve ka rikthyer në vendin tonë shumë emigrant të cilët janë larguar prej vitesh. Ardhja e tyre për të pritur vitin e ri me familjet, i ka dhënë gjallëri vendit tonë në zonat urbane dhe ato rurale.

Ndonëse një qytezë e vogël, Maqellara ishte e tejmbushur me njerëz dhe automjete. Banorët shprehen se falë ardhjes së emigrantëve po ndjehet atmosferë festive. Por ajo që ata vënë në dukje është mungesa e zbukurimeve nga ana e pushtetit vendor.

Qytetarët dibranë kërkojnë që shteti duhet të punojë për të penguar largimin e të rinjëve pasi në këtë mënyrë mund ta mbajë gjallë vendin tonë dhe të mos presin vetëm festat që të ndihet gjallëria.

Entuziazëm dhe atmosferë festive është parë në të katër bashkitë e qarkut dibër ku prej pak ditësh janë rikthyer në vendlindje shumë bashkëkombas për të kaluar festat e fundvitit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit