Në ditët e para të vitit të ri 2023 do të ketë një shi meteorësh në qiell. Kështu paralajmëron NASA, që thotë se do jetë “një prej më të bukurve” që është shfaqur ndonjëherë.
Sipas mediave ndërkombëtare, nëse nata është shumë e kthjellët çdo orë mund të shihen deri në 100 meteorë që përshkojnë qiellin.
Më me fat janë ata që jetojnë në hemisferën veriore të globit, pasi aty meteorët mund të shihen më qartë.
NASA sqaron se veçantia e Quadrantideve është kulmi i saj, i cili zgjat më pak se shirat e tjerë të meteorëve.
“Pjesa më e madhe e shirave të meteorëve kanë një kulm dy-ditor që do të thotë se ka më shumë gjasa të shohësh meteorët që bien. Kulmi i Quadrantideve zgjat më pak, vetëm disa orë”, shkroi agjencia hapësinore në postimin e saj.
Këtë vit, shiu i meteorëve do të nisë në natën e 3 Janar dhe orët kur mund të shihet më qartë janë mesnatës së 3 Janarit e deri në agimin e datës 4./btvnews.al