Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 24-vjeçari ka ndodhur në Bulqizë në natën e ndërrimit të viteve.
Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur në aksin Bulqizë-Maqellar dhe viktimëka mbetur Sokol Tasha.
NJOFTIMI I POLICISË
Në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, shtetasi S.T., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat-punto’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./btvnews.al