Michel de Nostradame, i cili tani njihet më mirë si Nostradamus, ka bërë parashikime të frikshme në librin e tij Les Propheties mbi 450 vjet më parë, të cilat po bëhen realitet vit pas viti.
Për vitin 2023 ai ka bërë disa parashikime që mund të trondisin botën, pasi sipas tij do të ketë një rënie të fortë ekonomike e cila mund të çojë në kanibalizëm.
Sipas The Mirror, ai ka shkruar se “mjalti do të kushtojë shumë më tepër se dylli i qiririt. Çmimi i grurit do jetë kaq i lartë”.
Kjo me sa duket parashikon që kriza e kostos së jetesës do të vazhdojë deri në vitin 2023. Një tjetër parashikim që bie në sy për vitin 2023 është ‘një luftë e madhe’.
Një rresht në librin e Nostradamus bie veçanërisht në sy dhe thotë: Shtatë muaj luftë e madhe, njerëz të vdekur nga e keqja. Rouen, Evreux nuk do t’i bjerë mbretit.
Po ashtu edhe mjedisi mund të marrë një tjetër goditje në vitin 2023, sipas parashikimeve të Nostradamus.
“Toka e thatë do të thahet më shumë dhe do të ketë përmbytje të mëdha ku do të shihet ylberi”, shkruan astrologu./btvnews.al