Viti 2022 nuk ka qenë shumë i suksesshëm për të gjithë. Disa nga miliarderët, që njihen dhe si më të pasurit në botë Elon Musk, Mark Zuckerberg apo Jeff Bezos, kanë pasur probleme në aspektin financiar.
Kompanitë e tyre kanë pasur ulje-ngritje, por sërish ata vijojnë të qëndrojnë në listën e më të pasurve në botë.
Mediat ndërkombëtare, shkruajnë se Musk është një ndër miliarderët që ka pasur më shumë humbje rreth 132 miliardë Dollarë.
Nga ana tjetwr, Jeff Bezos humbi 84 miliardë Dollarë ndërsa shefi i Meta, Mark Zuckerberg, 81 miliardë.
Bashkëthemeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page humbën respektivisht 44.6 dhe 43.4 miliardë Dollarë, ndërsa pasuria e ish-shefit të Microsoft, Bill Gates u zvogëlua me 29 miliardë. Edhe pse Gates nuk e drejton më kompaninë, ai vijon të jetë aksionari i saj kryesor. Aksionet e Microsoft ranë me 30% këtë vit.
Veç saj, Apple pësoi një rënie prej 1.4% ndërsa Netflix 3.7%. Megjithatë, asnjë kompani nuk ka pësuar humbje si Tesla, 11.4%./btvnews.al