E diel, 24 Nëntor, 2024

“Adrenalina e festës nuk duhet të cenojë jetën”, policia apel drejtuesve të mjeteve

Policia e Shtetit në një njoftim për mediat ka njoftuar gjatë ditëve të para të vitit të ri ka intensifikuar kontrollet në rrugët e vendit.

Në një njoftim në mediat sociale, policia u bën apel shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, pasi adrenalina e festës nuk duhet të cenojë jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Policisë Rrugore, përgjatë 2 ditëve të para të vitit të ri 2023, kanë intensifikuar monitorimet në akset rrugore dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në të gjitha akset rrugore, 11 makina inteligjente, 16 radarë automatikë, si dhe dhjetëra patrulla me mjete të paloguara, janë duke monitoruar qarkullimin. Njëkohësisht, vijon monitorimi me përzgjedhje edhe për parandalimin e drejtimit të automjeteve, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, të shmangin pijet alkoolike kur u duhet të drejtojnë mjetin, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe në çdo rast, t’i japin përparësi këmbësorëve. Adrenalina e festës nuk duhet të cenojë jetën./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit