Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka njoftuar sot se një anëntar i ambasadës së tyre është përfshirë në një aksident në Malet e Sharrit.
“Mund të konfirmojmë se një anëtar i Ambasadës Britanike është përfshirë në një aksident në malet e Sharrit. Ai është aktualisht në trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.
Më herët, shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës kishte njoftuar për nisjen e aksionit për ta shpëtuar të aksidentuarin.
Sipas informacioneve diplomati është duke marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar./btvnews.al