Për ditën e sotme nuk priten reshje në të gjithë qarqet, por do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 9 deri në 15 °C, në vendet e ulëta nga 4 deri në 16 °C dhe në vendet malore nga 2 deri në 12 °C.
Për sa i përket erës, pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe nuk priten probleme në det të hapur./btvnews.al