Një sherr banal mes dy personave në Sukth të Durrësit ka degraduar në përdorimin e armës së gjahut, këtë të martë të 3 janarit. Një 28-vjeçar ka përfunduar në spital nga plagët e shkaktuara nga çiftja, pasi është qëlluar nga shtetasi G.H.
Autori i dyshuar i ngjarjes është larguar dhe është në ndjekje nga policia.
Sipas bluve, shtetasi L. P., 28 vjeç, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2023, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje. /btvnews.al