E martë, 26 Nëntor, 2024

Nis puna për Lungomaren e Durrësit

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi faqen e tij zyrtare në “Facebook” ka postuar disa foto nga punimet si dhe të projektit.

Rama shkruan se Lungomare në qytetin bregdetar do të jetë një shëtitore që bashkë me sipërfaqen e zgjeruar të rërës, do t’i japë një përmasë e vlerë të re Durrësit. Ky investim sipas tij do të ketë ndikim pozitiv edhe në sektorin e turizmit në këtë qytet.

Faza e parë e projektit nga “Konvalishenca” deri tek “Pista Kosova”, pritet të mbyllet në Maj të vitit 2023, ndërsa faza e dytë do të vijojë nga “Pista Kosova” deri tek “Ura e Dajlanit”.

Për projektin është akorduar një fond prej 3 milionë dollarësh. Përveç shëtitores për këmbësorët, projekti do të përmbëjë pistë për vrap dhe biçikleta.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit