E premte, 22 Nëntor, 2024

Akuzohet për vrasjen e të riut nga Kukësi, lihet në burg “King Kobra”

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” përDibran Hoxhajt i njohur si “Kobra”.

Po ashtu në burg janë lënë dhe pesë persona të tjerë për disa vepra penale. Hoxhaj është I dyshuari kryesor për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu 2 ditë më parë.

Gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë, Hoxha ka kërkuar që vëllai i tij nga nëna të përjashtohet nga akuzat, pasi ai ka qenë prezent në vendngjarje pasi ka ndodhur krimi.

Dibran Hoxha është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë, dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Manipulim me prova”, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit