Bashkimi Evropian ka vendosur një gjobë të majme kundër gjigandit të mediat sociale, Meta. Sipas mediat ndërkombëtare Meta është ndëshkuar për shkak se përdoruesit e mediave sociale merrnin reklama të personalizuara në mënyrë të detyruar, duke shkelur kështu rregullat e BE.
Gjoba kundër kompanisë së themeluesit të Facebook është rreth 390 milionë Euro. Por gjoba është vetëm një ndëshkim, pasi Meta tashmë duhet të bëjë shumë ndryshime, që përdoruesit në BE të mos shohin më reklama të detyruara.
Vendimi shihet si një nga më të rëndësishmit që kur blloku evropian prej 27 anëtarësh prezantoi legjislacionin që synon të kufizojë aksesin e Facebook dhe kompanive të tjera në mbledhjen e informacionit personal.
Arsyetimi i vendimit mbi të cilin u bazua gjoba ka të bëjë nëse është ligjërisht e lejueshme që platforma sociale të mbledhë informacione për reklama të personalizuara.
Sipas urdhrit të gjykatës, Metës i kërkohet të respektojë një kuadër ligjor, i cili ende nuk është bërë i ditur, që do të përcaktojë mundësinë e zgjedhjes për ata që dëshirojnë të marrin reklama të synuara./btvnews.al