E martë, 26 Nëntor, 2024

Do keni shumë fat në dashuri sot, mësoni parashikimin e horoskopit për sot

DASHI- Së bashku me partnerin do përgatisni një darkë romantike dhe mjaft të këndshme. Kritikat lërini për më vonë. Beqarët ka shumë mundësi të pëlqejnë një person të huaj, i cili ka ardhur këtu vetëm për çështje pune.

DEMI- Lidhja juaj do jetë e fortë dhe mjaft harmonike gjatë kësaj dite. Nuk pritet as problemi më i vogël kështu që shfrytëzojeni ditën sa të mundni. Beqarët duhet t’i mendojnë mirë gjërat para se të fillojnë një histori dashurie.

BINJAKËT- Klima yjore do jetë shumë e mirë për çiftet gjatë kësaj dite. Do keni më shumë besim tek njëri-tjetri dhe nuk do ngurroni të merrni vendime me rëndësi të madhe. Situata financiare do jetë pak më e qëndrueshme se kohët e fundit.

GAFORRJA- Dita e sotme do jetë e bukur dhe e mbushur me emocione gjatë kësaj dite. Përfitoni sa të mundni për të kaluar më shumë kohë me partnerin dhe për të planifikuar të ardhmen. Beqarët, edhe pse nuk po kërkojnë me ngulm të krijojnë një lidhje.

LUANI- Ambienti për çiftet do jetë më pak euforik gjatë kësaj dite. Do kërkoni të dominoni mbi partnerin dhe kjo do sjellë disa mosmarrëveshje me të që në mëngjes. Beqarët do përballen me disa surpriza te pakëndshme.

VIRGJËRESHA- Shtojini dozat e fantazisë ju që jeni në çift nëse doni të kaloni momente të paharrueshme me partnerin. Yjet do jenë në anën tuaj dhe do iu japin ide shumë të mira. Beqarët do kenë vetëm flirtime, asgjë më shumë.

PESHORJA- Çiftet do krijojnë një klimë të ngrohtë, në të cilën do mbizotërojë gjatë gjithë kohës bashkëpunimi dhe mirëkuptimi. Beqarët do kenë mundësi të mira për të kryer një takim vendimtar.

AKREPI- Angazhimet e shumta familjare dhe shoqërore nuk do iu lënë shumë kohë sot për jetën sentimentale. Nëse jeni në çift do e lini pas dore partnerin, ndërsa nëse jeni beqarë nuk do mendoni aspak për të krijuar një lidhje.

SHIGJETARI- Prioritet për ju do keni ndjenjat sot. Do bëni gjithçka që keni në dorë për të qëndruar me shumë pranë partnerit dhe për ta surprizuar atë. Edhe ai nga ana e tij do mendoje të njëjtën gjë. Beqarëve do iu realizohen disa nga ëndrrat më të bukura.

BRICJAPI- Do e toleroni me tepër partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk do ia merrni për keq çfarëdo që do iu thotë. Në mbrëmje ambienti do marrë flakë. Beqarëve do iu duhet të bëjnë disa zgjedhje të vështira.

UJORI-  Marrëdhënia me partnerin do jetë e mirë gjatë kësaj dite. Do tregoheni me realiste dhe më të arsyeshëm me çdo hap që do hidhni. Disa do diskutojnë qetësisht edhe për një teme delikate.

PESHQIT– Ditë shumë e vështirë kjo e sotmja për ata që janë ne një lidhje. Nuk jeni treguar të sinqertë me partnerin gjatë kësaj kohe dhe kjo do krijojë herë pas here debate. Beqarët duhet të shijojnë momentin ashtu si t’iu vijë dhe të mos nxitohen për asgjë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit