Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Arbërit. Policia në një njoftim për mediat sqaron se në aksident janë përfshirë dy mjete, të cilat janë përplasur kokë më kokë.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur 4 të tjerë. Mësohet se dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat, vëllezër, nga Maqellara.
Dy vëllezërit kanë humbur jetën në vend, ndërsa një grua e identifikuar si Lulzime ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Po ashtu sqarohet se 4 të plagosurit janë dërguar për në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.
NJOFTIMI I PLOTW I POLICISW:
Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./btvnews.al