E martë, 26 Nëntor, 2024

Itali: Tentoi të hynte me forcë në spital, shqiptari ‘tërbohet’ dhe sulmon rojen me acid

Në qytetin e Leçes në Itali është rregjistruar një ngjarje e rëndë. Roja i sigurimit të spitali “Loreto Mare” është sulmuar me acid.

Pasditen e djeshme agjentët e Parandalimit të Përgjithshëm, gjatë shërbimit të kontrollit të territorit, kanë ndërhyrë në spital pas denoncimit për një ngjarje të rëndë.

Çfarë ndodhi?

Mediat italiane raportojnë se një 49-vjeçar shqiptar, i cili kishte kërkuar të hynte në spital pasi kishte një person të shtruar aty, kishte nisur të debatonte me 3 roje të sigurimit. Pasi situata kishte agravuar, ai kishte tentuar që të lagte veten me acid muriatik, por ishte parandaluar. Ndërkohë, në këto momente ai kishte spërkatur me lëndën e rrezikshme një prej rojeve.

Po ashtu mësohet se shqiptari, që rezultonte ilegal në Itali, është ndaluar nga policia. Mësohet se ai është person me precedentë penale. Aktualisht shqiptari qëndron në paraburgim. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit