Modelja Kejvina Kthella, teksa po bisedonte me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Tea Trifoni, ka treguar mospëlqimin e saj për ish-konkurrenten tjetër të emisionit të dashurisë, Efi.
Modelja kritikon intelektin e Efit, ndërsa nuk nguron të imitojë disa sjellje të saj.
“Nuk ma mbush dot ti mua mendjen e gocë, kur ke qenë ti duke ngrënë fara poshtë pallatit, unë kam qenë duke shëtitur botën. Ky është ndryshimi. Se duket diferenca sa hap gojën”, thotë Kejvina për Efin. Ndërsa Tea shton se “duket mënyra si je rritur, çfarë edukate ke marrë, çfarë vlerëson dhe çfarë jo”.