Ditën e mërkurë situata në vend do të vijojë e qëndrueshme. Moti përgjithësisht do të jetë me vranësira të pakta e mesatare gjatë ditës. Në zonat luginore përsëri do të jetë e pranishme mjegulla e dendur.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet nga verilindja dhe veriperëndimi. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen që në zonat malore nga -3 deri në 7°C, në zonat e ulëta nga 1 deri në 18°C dhe në zonat bregdetare 5 deri 18°C./btvnews.al