Tifozët e Al-Nassr dhe të Arabisë Saudite do duhet të presin dhe pak ditë për të parë Cristiano Ronaldon në fushën e blertë.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se CR7 nuk do të debutojë me skuadrën e Al-Nassr ditën e nesërme.
Mësohet se shkak është bërë një pezullim prej dy ndeshjesh që CR7 kishte marrë me 17 Nëntor, kur luante tek Manchester United, pa llogaritur edhe gjobën prej 50 mijë paund.
Por klubi arab edhe pse nuk do ketë yllin portugez në fushë ka arritur që të shesë 28 mijë bileta për takimin e nesërm të kampionatit./btvnews.al