Mbrëmja e djeshme e “Big Brother Vip Albania” ka rezervuar debate të shumta. Të gjithë banorët janë përballur me sjelljet e tyre të bëra gjatë javës në shtëpi, ku duhet thënë kanë mbizotëruar sharjet dhe ofendimet mes njëri-tjetrit.
Teksa këto sjellje janë komentuar në studio nuk ka munguar edhe ndërhyrja sigurisht e opinionistëve të “Big Brother Vip”, Zhaklina Lekatarit dhe Arbër Hajdarit.
Fundja kjo është puna e tyre. Në një moment Arbri i është drejtuar Olta Gixharit duke i thënë që bën “zhurmuesen”.
Ky “epitet” nuk i ka pëlqyer aspak aktores, e cila e ka konsideruar si bullizëm. Teksa Arbana i ka kërkuar Arbrit t’i përgjigjet Oltës, ai ka zgjedhur ta injorojë duke u shprehur: Nuk kam çfarë t’i përgjigjem…