E premte, 22 Nëntor, 2024

VIDEO – Barriera fatale që i mori jetën 24-vjeçarit, drejtuesit e mjeteve: Këto mbrojtëse janë për ballkone shtëpie

Viti 2022 u mbyll me një bilanc të rëndë sa i përket qarkut Dibër. Një 24 vjeçar humbi jetën mbrëmjen e 31 Dhjetorit teksa udhëtonte në rrugën e Arbrit në urën e Gjoricës. Yllson Tasha po udhëtonte me mjetin e tij teksa doli nga rruga dhe përfundoi në zallin e Bulqizës, ku për pasojë humbi jetën në vend.

Bëhet fjalë për segmentin e rrugës së Arbrit nga Ura e Çerenecit në Maqellarë. Edhe pse ky aks nuk ka patur deformime siç ka ndodhur në atë që kalon përmes Xibrit, ai nuk ka përfunduar. Kompania “Gjoka Construcion” ja ka dhënë me nënkontraktim kompanisë “Selami”, por kjo e fundit nuk i ka kryer të gjithë zërat e punimeve, siç janë barrierat anësore.

Siç duket nga pamjet ku ka ndodhur aksidenti, në këtë urë mungojnë barrierët për automjetet, ndërsa janë vendosur vetëm ato për këmbësorët, të cilat nuk e përballuan forcën e automjetit tip Fiat Punto. Drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët thonë se kjo rrugë është e pasigurt për sa kohë nuk ka barriera mbrojtëse.

Ata shprehen se të tilla mbrojtëse që janë në urë, janë për këmbësorë apo siç vendosen në banesa. Në këtë aks rrugor është hedhur vetëm shtresa e parë asfaltike, ndërsa sinjalistika është e paplotësuar duke u konsideruar ende si kantier ndërtimi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit