Prej ditësh lugina e Matit kryesisht rruga kombëtare nga Ulza deri në Klos përfshihet nga mjegulla e dendur, zakonisht gjatë orëve të natës dhe mëngjeseve.
Po ashtu, problematikë nga mjegulla ka edhe segmenti nga Bulqiza në Maqellarë. Drejtuesit e mjeteve që lëvizin gjatë orëve të natës dhe orëve të para të ditës përballen me fushëpamje të kufizuar në rrugë.
Ekspertët e sigurisë rrugore këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike gjatë qarkullimit. Po ashtu, të sigurohen që kanë funksionale dritat e mjegullës në mënyrë që të mbrohen nga goditjet e të tjerëve.
Situata mund të vijojë të jetë e tillë edhe për shumë ditë në vazhdim ndaj ekspertët këshillojnë minimizimin e lëvizjeve të panevojshme gjatë orëve të natës dhe kujdes të shtuar në rastet kur qytetarët duhet të qarkullojnë në aksin Ulëz – Peshkopi./btvnews.al