Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Rrugën e Arbërit në aksin Bulqizë-Maqellarë.
Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se dyshohet se mjeti tip “Mercedes Benz 240” ku udhëtonin dy vëllezërit me bashkëshortet e tyre ka dalë nga një rrugë dytësore duke dalë nga fshati Gjoricë dhe i kanë prerë rrugën mjetit tjetër.
Duke qenë se mjeti tip Benz me traga të huaja, ku po udhëtonin personat që plagosën, ishte me shpejtësi përplasja e fortë.
Nga përplasja e fortë mjeti ku udhëtonin viktimat është ndarë në 2 pjesë. Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së këtij aksidenti që u kthyer në tragjedi./btvnews.al