Një ditë pas aksidentit tragjik në Rrugën e Arbrit që i mori jetën 3 anëtarëve të një familje dhe u plagosën 4 të tjerë, banorët e zonës ngrenë shqetësimin për këtë aks.
Sipas tyre, në këtë rrugë nuk ka asnjë sinjalistikë dhe siguri, as për ta dhe as për drejtuesit e mjeteve. “Rruga u hap vetëm për fushatë, për të prerë shiritin. Nuk ka asnjë mbikalim apo nënkalim. Kemi frikë që të ecin rrugës, të kalojmë nga një krah në tjetrin. Nuk ka tabela apo dhe ndriçim”.
Kujtojmë se dje në afërsi të urës Çerenecit. Mësohet se tre viktimat janë vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefi, dhe Lulzime Istrefi nga Maqellara. Po ashtu u plagosën Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç. /btvnews.al