28-vjeçari Edision Lazri, shoferi i mjetit tip “Benz” me targa angleze është arrestuar një ditë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën tre persona.
Policia në një njoftim për mediat sqaron se Lazri është arrestuar pasi akuzohet se është shkaktari i aksidentit në afërsi të Urës së Gjoricës.
Aksidenti i rëndë shkaktoi humbjen e jetës së 3 familjarëve, vëllezërve Kujtim dhe Murat, si dhe 51-vjeçares Lulëzime, bashkëshortja e Kujtimit.
NJOFTIMI I POLCISË
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan shtetasin E.L., 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi K.I., 55 vjeç, banues në Maqellarë.
Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit shtetasi K.I., dhe dy pasagjerët M.I(D), 74 vjeç; L.I., 51 vjeçe. Po si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar shtetaset F.I., 55 vjeçe; K.M., 18 vjeçe; M.L., 24 vjeç dhe shtetasi E.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital./btvnews.al