E hënë, 2 Dhjetor, 2024

CR7 dhe Georgina Rodriguez thyejnë ligjet në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo do të nisë aventurën e tij të re së bashku me fëmijët dhe partneren e tij Georgina Rodriguez në Arabinë Saudite.

Portugezi dhe Rodriguez nuk janë ende të martuar dhe në këtë vend është e paligjshme që një burrë dhe një grua të jetojnë së bashku nëse nuk janë të martuar ligjërisht.

Gazetat e huaja kanë cituar opinionin profesional të dy avokatëve të Arabisë Saudite për këtë çështje.

“Edhe pse ligjet ende e ndalojnë bashkëjetesën pa kontratë martese, autoritetet kanë filluar të mbyllin sytë dhe të mos ndëshkojnë askënd. Sigurisht, këto ligje përdoren kur ka një problem apo një krim.”- thuhet ndër të tjera.

Autoritetet në Arabinë Saudite nuk ndërhyjnë në të tilla çështje kur bëhet fjalë për të huajt, por ligji vazhdon të ndalojë bashkëjetesën jashtë martesës.

Mediat e huaja shkruajnë se duke patur parasysh profilin e futbollistit ka shumë pak gjasa që Ronaldo të hasë në probleme në të ardhmen.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit