E hënë, 25 Nëntor, 2024

Diell dhe mjegull e dendur, si parashikohet moti për këtë të enjte

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak për shkak të masave ajrore të thata dhe vlerave të larta të presionit atmosferik edhe nesër moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta e mesatare kalimtare.

Për shkak të një kushti të veçantë meteorologjik edhe për nesër në zonat luginore dhe jo vetëm pritet të ketë mjegull të dendur / mjegullinë dhe shikim tepër të reduktuar. Temperaturat në vlerat e mesditës vijojnë te jenë relativisht të larta ndërsa ato të mëngjesit pothuajse në vlera të stinës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 deri në 6m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete nga 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen që në zonat malore të jenë nga -1 deri në 11°C, në zonat e ulëta -1 deri në  17°C dhe në zonat bregdetare nga 5 deri në 17°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit