Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi para disa ditësh në Prizren, ka folur një familjar i dy të rinjve mbi dinamikën e plotë të ngjarjes.
Dëshmitarët që ishin ulur në tavolinë me viktimën Visart Cengun, si dhe Rufgen Shehun dhe Arben Basha, pohojnë se i riu nga Kukësi u vra nga “Kobra”, Dibran Hoxhaj për një birrë.
E ndërsa Cengu ndërroi jetë, Rufgan Shehu mbeti i plagosur dhe ndodhet te spitali i Traumës, personi i tretë Arben Basha arriti që të shpëtonte pa pasoja, pasi nuk e kapën plumbat. Një familjar i dy të rinjve që mbijetuan nga plumbat e “Kobrës” tregoi të gjithë kronologjinë e ngjarjes së rëndë, bazuar te rrëfimi i djemve.
“Janë zënë për një faturë 100 Euro. Këta (tre djemtë) thoshin janë shumë. Këtu ka nisur sherri. Janë rrahur dhe ai “Kobra” doli pabesisht dhe i qëlloi. Ata nuk kanë qëndruar në lokalin “Kobra” për darkë, por pasi janë kthyer nga darka në një tjetër lokal kanë kaluar aty dhe kanë ndaluar për të pirë një birrë.
E pimë, s’e pimë ndonjë birrë, kot këmbëngulën. Qëndruan vetëm 5 minuta. Janë ngatërruar për faturën në fund. Janë zënë brenda dhe dolën për të ikur. Më pas ai (Kobra) i qëlloi pabesisht në momentin që po iknin. Përplasja ishte me personelin më pas “Kobra” i qëlloi te parkingu kur po iknin. Mbyllën dyert e makinës dhe tentuan të iknin, ai i ndoqi dhe i qëlloi. Nuk kanë pasur asnjë konflikt tjetër”, -tha familjari i dy personave që arritën që të shpëtonin. /btvnews.al