Sot zihen, nesër pajtohen! Po flasim për Getinjon dhe Vivien Thanon. Marrëdhënia e dyshes e krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova” prej kohësh ka qenë e luhatshme.
Edhe së fundmi ata janë zënë me njëri-tjetrin, duke mos lënë gjë pa thënë. Getinjo nga njëra anë shprehet se nuk ndihet njejtë me Vivin dhe se ajo e ka lënduar.
Ndërsa Vivien e akuzon se gjithë kohës rrin me turinj dhe se ajo ka bërë më shumë në marrëdhënien e tyre.
Pjesë nga debati:
Getinjo: “Je shumë fake. Më ke thyer. Në raportin mashkull femër e di që mashkulli është gjithmonë fajtor. Por në këtë rast kam dëshmitar.”
Vivien: “Nuk ta lejoj të më shkelësh. Se kam respekt për vetën time. Se je ti nervoz të gjithë jemi nervoz. Gjithmonë të kam ardhur me të mira. Një fjalë me të thënë ti kthehesh e rrotullohesh.”
Vivien Thano dhe Getinjo disa ditë më parë përjetuan një tjetër zënkë në çift, mirëpo nuk zgjati shumë.
Dyshja nuk ndejtën dot shumë gjatë larg njëri-tjetrit. Në “prime-in” e radhës, Getinjo dhe Vivi u vënë përballë kësaj situate duke u pyetur se si do të vazhdojë më tej lidhja e tyre.
E siç funksionon zakonisht sidomos në formate të tilla, asgjë nuk planifikohet dhe dyshja i kanë lënë gjërat të rrjedhin vetë.
“Ishte një grricje, por u sqaruam. Akoma nuk e dimë ku jemi. Ndoshta jemi nxituar, ndoshta jo dhe e kemi lënë njëri-tjetrin të rrjedhë vetë. Të dalë ku të dalë,”-u shpreh Getinjo.