Kryeministri Edi Rama deklaron se nurmi i vrasjeve në Shqipëri për vitin 2022 ka qenë më i ulëti në tre dekada.
Në një psotim në Facebook, Rama ka publikuar një grafik që tregon shifrat dhe shkruan se më e keqja harrohet shpejt, por e mira s’ka fund kurrë.
“Fakt kuptimplotë që na jep një shembull flagrant të hendekut mes jehonës shurdhuese mediatike dhe realitetit të rënies së vijueshme të krimit.
2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit KUJTESË: Kur ne e nisëm përpjekjen kundër krimit vrasjet ishin 112 në harkun e një viti dhe si rregull mesatarja ishte 100 në vit Normale, dihet që më e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund kurrë dhe nga ana tjetër, padiskutim, ka ende shumë për të bërë”, shkruan Rama./btvnews.al