Telashet për Cristiano Ronaldon duket se nuk kanë fund. Ai duhet që të presë dhe 24 orë të tjera për të debutuar me klubin e ri, Al-Nassr.
Ndeshja e kësaj të enjteje mes Al Nassr dhe Al Tae’e është shtyrë për të paktën 24 orë. Vendimi për mos zhvillimin e ndeshjes është marrë pasi në vend kanë rënë reshje të dendura shiu.
Si pasojë e shiut është ndërprerë edhe energjia elektrike në stadiumin ku do të luhej ndeshja. Klubi doli me një deklaratë zyrtare duke thënë se ndeshja është shtyrë për 24 orë.
“Për shkak të shiut të dendur dhe që ndikoi në ndërprerjen e energjisë elektrike në stadium, njoftoi se ndeshja ndaj Al Tae’e është shtyrë me 24 orë. U kërkojmë ndjesë fansave tanë”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e klubit./btvnews.al