Një i ri shqiptar është ndaluar nga karabinierët e Villa Pigna Bassa, në komunën Folignano, pasi u kap me kokainë.
Mediat italiane raportojnë se shqiptarit, identiteti i të cilit nuk dihet, iu gjetën 19 doza kokainë. Pas kontrollit të riut i janë sekuestruar 150 euro, të ardhura nga shitja e drogës.
Shqiptari u arrestua dhe tashmë ndodhet pas hekurave në paraburgim. /btvnews.al