E premte, 29 Nëntor, 2024

VIDEO – “Do marr valixhet, do iki”, Olta Gixhari: Nuk dua të rri dhe të dëgjoj batutat ironike të Gentit

Marrëdhënia mes Olta Gixharit dhe Gent Hazizit brenda shtëpisë së Big Brother duket se është në një krizë totale.

Dy aktorët prej ditësh janë përplasur me njëri-tjetrin dhe duket se nuk po e gjejnë dot gjuhën e përbashkët.

Olta sot i është ankuar Amosit për këtë situatë, duke i thënë se nëse nuk gjendet një zgjidhje, zgjidhja do të mbetet largimi i një prej tyre.

Ajo shtoi se ishte gati që të bënte gati valixhet dhe ikte nga shtëpia e BBV nëse batutat ironike nga Genti vazhdonin.

Olta: Nuk dua të rri në këtë shtëpi dhe të dëgjoj kështu batutash! Nuk dua, do iki, do marr valixhet!

Amos: Ça po thua?

Olta: Nuk mund të rri të dëgjoj kështu batutash, ose duhet të iki ai!/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit