Policia e Meksikës ka arritur që të arrestojë djalin e bosit të drogës, El Chapo. Por pas arrestimit të Ovidio Guzmán-López, në shumë zona në Meksikë ka shpërthyer dhuna.
Mediat vendase kanë raportuar se Ovido Guzmán-López është anëtar i rangut të lartë të kartelit “Sinaloa”, e cila është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në mbarë botën.
Así amanece en #Culiacán pic.twitter.com/w7qQ5S0qUx
— Donato Márquez (@DonatoM1212) January 5, 2023
Në qytet janë raportuar të shtëna me armë dhe sulme me makina. Kryebashkiaku Juan de Dios Gamez, i cili përmes në mediat sociale ka ngritur alarmin për dhunën që ka shpërthyer në qytet dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.
“U kërkojmë qytetarëve të Culiacán-it të mos largohen nga shtëpitë për shkak të bllokadave që kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të qytetit”, shkuan ai.
Po ashtu, është bërë më dije se dhe aeroporti lokal është mbyllur përkohësisht dhe madje mësimdhënia në disa shkolla të zonës janë pezulluar në Culiacán./btvnews.al