E premte, 29 Nëntor, 2024

29 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, kaos në Meksikë pas arrestimit të djalit të El Chapos

Arrestimi i djalit të “El Chapos”, Ovidio Guzman-Lopez, i cili mendohej se ishte në krye të kartelit Sinaloa ka shkaktuar kaos në qytetin Culiacan në Meksikë gjatë orëve të fundit.

Sipas BBC, bandat kriminale kanë pushtuar rrugët dhe po shkatërrojnë çdo gjë që u del përpara. Deri tani nga përplasja me policinë dhe ushtrinë janë vrarë 29 persona.

Viktima kanë mbetur 10 ushtarë meksikanë dhe 19 anëtarë të bandave. Po ashtu raportohet se janë plagosur dhe 35 ushtarë, ndërsa 21 persona janë arrestuar të cilët dyshohet se janë të përfshirë në kartelin që drejtohej nga djali i “El Chapos”.

Guzman Lopez, i njohur me nofkën “The Mouse” (Miu), u arrestua një ditë më parë në qytetin e Culiacan e më pas u dërgua në Mexico City ku do të burgoset.

Ai akuzohet se drejton një fraksion të kartelit Sinaloa, një prej organizatave kriminale më të mëdha për trafikun e drogës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit