E martë, 22 Prill, 2025

Albin Kurti hedh poshtë deklaratat e Vuçiç: Nuk kemi asnjë njoftim për çnjohje të pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat dhe ka hedhur poshtë deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se disa shtete kanë marrë vendimin për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në fjalën e tij, Kurti tha se lidhur me këtë deklaratë të Vuçiç nuk ka asnjë njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sipas Kurtit, ky është vetëm një pretendim i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke parë se e ka humbur mbështetjen e partnerëve perëndimorë, njofton Klan Kosova.

Mua më duken se janë më shumë përpjekje e Beogradit ku në një situatë ata i kanë humbur mbështetjet e demokracive perëndimore, të përpiqen të tregohen të suksesshëm me luftën e tyre, agresivitetin në arenën ndërkombëtare diplomatike kundër pavarësisë së Kosovës. Deri sot asnjëri prej pretendimeve që e kanë thënë në Beograd, konkretisht presidenti i Serbisë, nuk është vërtetuar nga MPJ-ja jonë”, tha ai.

Më tej ai shtoi se ndonëse Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova po shënon sukses gjithandej.

Jemi shembull i suksesit. Kosova jo vetëm që është shtet i pavarur, por edhe aq shumë e pavarur nga mosnjohja e Serbisë. Kjo nuk duhet të harrohet dhe nervoza në Beograd vjen nga kjo lloj pavarësie e dyfishtë e Kosovës”, u shpreh kreu i qeverisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit