E martë, 26 Nëntor, 2024

Goma e kamionit plasi teksa po e frynte, ndërron jetë 53-vjeçari

Ditën e sotme në qytetin e Lezhës një incident tragjik me pasojë vdekjen e një 53-vjeçari ka ndodhur pasi ky i fundit po frynte gomën e një kamioni.

53-vjeçari S. M., raportohet se punonte si gomist pranë një servisi në zonën e Kryqëzimit të Spitenit, dhe se ishte duke fryrë gomën e një kamioni kur ka plasur duke e lënë të vdekur në vend

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit