E enjte, 16 Janar, 2025

Ja kur prezantohet makina për sezonin e ri/ Ferrari kërkon rikthimin te titulli

Muaji shkurt do të jetë ai i prezantimit të makinave të reja, ku disa prej skuadrave tashmë kanë njoftuar edhe datat zyrtare kur do të heqin mbulesat.

Ferrari ka zgjedhur 14 shkurtin për të prezantuar njëvendëshen e saj, ndërsa ende nuk e ka zyrtarizuar emrin e modelit të ri të makinës.

Ndërsa skuderia e parë që do të bëjë prezantimin e makinës së re është AlphaTauri më 11 shkurt.

Më datë 13 do të jetë radha e Aston Martin, për t’i lënë vend një ditë më vonë “Kokëkuqes”, e për të vijuar me 16 me makinën Alpine. Skuadrat e tjera ende nuk i kanë zyrtarizuar datat.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit