Libri i Princ Harry po shkakton debat të madh në Mbretërinë e Bashkuar. Në librin që do të botohet shumë shpejt me titullin “Spare”, Princ Harry ka treguar shumë sekrete për familjen mbretërore.
Një prej sekreteve që po diskutohet shumë në Britani është fakti që Princi pranon se ka marrë drogë, duke përfshirë dhe kokainën gjatë një fundjave në shtëpinë e Courteney Cox dhe marijuanë në Pallatin Kensington.
Ai ka thënë se “mora drogë për t’i shpëtuar realitetit”, dhe këtë gjë e ka bërë në vitin 2002 kur ishte 17 vjeç. Princi thotë se nuk ishte “argëtim dhe nuk më bëri të ndihem aq i lumtur sa dukej se i bënte të tjerët, por më bëri të ndihem ndryshe dhe ky ishte qëllimi im kryesor. Të ndihem dhe të jem ndryshe”.
“Unë isha një 17-vjeçar i gatshëm të provoja pothuajse çdo gjë që do të prishte rendin e vendosur. Të paktën për këtë po përpiqesha të bindja veten,” vazhdon Harry në rrëfimin e tij.
Princi Harry shkruan në “Spare” se ai merrte psikodelik si për argëtim ashtu edhe për terapi gjatë viteve, duke pirë kanabis në kopshtin e tij në Pallatin Kensington dhe në Eton./btvnews.al