Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ku thuhet se arsimtarët nuk kanë marrë ende rrogën e muajit Dhjetor. Me anë të një postimi në mediat sociale, ish-kryeministri thotë se me lekët e tyre qeveria luan bixhoz.
Më tej Berisha i bën thirrje qeverisë që jo vetëm t’i japë rrogat, por të paguajë edhe kamatëvonesat.
“Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajt dhjetor! Me rrogat e tyre luhet bixhozi qeveritar. Vitin e Ri e festuan me para borxh ose nuk e festuan fare.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e mos dhënies së pagave nga Edi Rama mësueseve të vendit si dhe përdorimin fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare. Kërkoj dhënien e menjëhershme të pagave mësuesve perfshirë këtu kamaten për vonesën.
Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital. Doktorr pershendetje! Shqetesim i madh eshte mos’hedhja e rrogave te mesuesve per muajin dhjetor. Te lutem ngrije tani si shqetesim se jam me ata tani dhe duhet patjeter te nderhysh“, shkruan Berisha./btvnews.al