Një sherr mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën e Kavajës. Policia e Tiranës njofton se një person i identifikuar si Florian Garo ka goditur me thikë 25-vjeçarin, Kristjan Prifti.
Mësohet se Prifti është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Po ashtu policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij konflikti dhe prangosjen e autorit të dyshuar.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 06.01.2023, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, shtetasi F. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar./btvnews.al